KQZ-ja rrit buxhetin për subjektet politike dhe për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas KQZ-së, shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme prej 4 milionë e 800 mijë euro.

Në mbledhjen e KQZ-së u tha se ka pasur rritje të fondit për 15 për qind, ku sipas tyre, ka qenë me vite 4 milionë e 200 mijë euro, e tani për herë të parë është 4 milionë e 800 mijë.