KQZ: Më 21 prill votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Koha më e përshtatshme për organizmin e procesit të votimi mund të jetë data 21 prill 2024, për të cilin nevojitet vendim për caktimin e kësaj date si datë për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarit”, kështu ka njoftuar KQZ-ja në mbledhjen e së premtes.