Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe që i përkasin komunës së Podujevës.
Pra, të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse mund të aplikojnë për t’u regjistruar votues përmes postës. Sipas KQZ-së ky afat përfundon më 23 shkurt 2020.