KQZ regjistron tri parti të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar, tri parti të reja. Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”, Partinë Euroatlantike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e mbështetur nga anëtarët, ka kërkuar nga sekretariati i KQZ-së që të mobilizohen, që në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, të jenë të gatshëm për organizimin e tyre.