KQZ thërret konferencë për media pas vendimit të PZAP-së për rinumërimin e 134 vendvotimeve

PZAP-ja ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e votave të 134 vendvotimeve.

Pas këtij vendimi, KQZ do të mbajë sot një konferencë për media.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në orën 15:00 do të mbahet konferenca për shtyp në QNR.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 9 mars, ora 15:00) në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbaj një konferencë për t’iu informuar lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të disa vendvotimeve”, ka thënë ai.