Policia jep detaje rreth aksidentit në Gllamnik të Podujevës, dy persona lëndohen rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15 minuta në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ku kanë mbetur dy persona të lënduar.

Detaje më të gjerësishme rreth këtij aksidenti ka dhënë për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Më 24.07.2020 rreth orës 20:15, policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona” tha Krasniqi.