Konjufca: PDK ishte më e mirë se LDK’ja, kjo e fundit përdori Grenellin për ta rrëzuar qeverinë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfuca ka thënë se kohëve të fundit PDK’ja ka pasur qëndrime më mira politike se LDK’ja.

Konjufca tha se PDK’ja e Kadri Veselit ishte më e mirë se LDK’ja në muajin mars.

“Unë kam thënë vetëm gjatë muajit mars, shikojeni qëndrimin e tyre gjatë mocionit, shikoni konferencat e tyre për shtyp ju e shihni një agresivitet më të madh të LDK-së sesa i PDK-së, kjo është zhgënjyese”, ka Konjufca në Rubikon.

Tutje ai tha se LDK’ja ka keqpërdorur Richard Grenellin, të dërguarin special nga SHBA, për ta rrëzuar qeverinë.

“Unë mendoj që politika është e gjatë, është maratonike edhe natyrisht që nuk duhet ta përjashtojmë LDK-në, kjo shije e keqe që ka lënë LDK duke keqpërdorë zotin Grenell për me rrxu qeverinë, kjo është e keqe dhe populli i Kosovës është i vetëdijshëm. Unë kam thënë vetëm gjatë muajit mars, shikojeni qëndrimin e tyre gjatë mocionit, shikoni konferencat e tyre për shtyp ju e shihni një agresivitet më të madh të LDK-së sesa i PDK-së, kjo është zhgënjyese”, ka thënë Konjufca.