Krahas të ardhurave marramendëse Haradinaj merr edhe pension invalidor

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të institucioneve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë në vitin 2019, ku përfshihen dy shtëpitë e tij në vlerë mbi 500 mijë euro, një shtëpi familjare prej afër 300 mijë euro, një banesë rreth 70 mijë euro dhe tokë në vlerë mbi 102 mijë euro.

Gruaja e kryeministrit, Anita, vozitë veturë në vlerë prej 8 mijë euro, kryeministri nuk ka deklaruar veturë tjetër.

Sipas raportit të AKK-së, kryeministri është i ‘zhytur’ në kredi. Ai ka tre kredi një për blerjen e banesës, tatim nga qiraja e shtëpisë dhe për banesë. Ky borxh i kryeministrit kap vlerën totale prej 168,462.

Mirëpo, kryeministri ka të hyra të majme vjetore. Nga qiraja e shtëpisë ai merr 73,467.00 euro, nga paga mujore e kryeministrit 32,710.00 dhe nga pensioni invalidor 2,700.00, në total kjo shumë rrumbullakohet 108,877 euro.

Gruaja e kryeministrit mban tri puna në të njëjtën kohë. Ajo punon në RTK që merr pagë vjetore 7,920.00, në ELSIG 12,000.00 dhe në Agjencion marketingu 12,000.00.