Krasniqi: Duhet të ketë zgjedhje, kjo qeveri u bë peng

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit në veri të vendit, Partia Demorkatike e Kosovës fitoi në komunat Zubin Potok dhe Zveçan.

Lidur me këtë lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës do të jetë përgjegjëse për sigurinë e kryetarëve të zgjedhur të këtyre komunave, dhe jo subjekti që ai drejton.

“Përgjegjësia është absolute e Qeverisë . Pikë. Sikiur të isha unë kryeminsitër ne këtë situatë s’do ta kishim fare, sikur të isha unë në vend të zotit Kurti ne do ta kishim të integruar veriun me më shumë sovranitet “, tha Krasniqi në “Click” në RTV 21.

Më tej i pari i PDK-së, shtoi se kryeministri Kurti duhet të krijojë hapësirën për gjitha procedurat e ardhshme deri në betimin e kryetarëve.

Krasniqi: Duhet të ketë zgjedhje, kjo qeveri u bë peng

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emsionin “Clcik” në RTV21 tha se duhet të ketë zgjedhje pasi që sipas tij qeveria aktuale u bë peng i vetëvetes, kurse qytetarët janë bërë peng të Qeverisë.

“Besoj që çdo ditë e më shumë po e shohin qytetarët e Kosovës se duhet të ketë një proces zgjedhor. Unë besoj që duhet të ketë zgjedhje të reja. Kjo qeveri është bërë peng i vetvetes, ne qytetarët jemi bërë peng të qeverisë”

“Një qeveri kaq e fuqishme si kjo, me këtë besim të madh të 50% të qytetarëve që e kanë arritur, me numër jashtëzakonsiht të madh të deputetëve që nuk e ka pasur asnjë qeveri në të kaluarën, me kontroll mbi Presidencën, Kuvendin e të gjitha insitucionet tashmë të pavarura do duhej ta kishte aftësinë që t’i bënte njerëzit bashkë “, tha ai.