Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sonte gjatë natës pritet të kemi acar në shumë pjesë të rajonit tonë. Temperaturat minimale do të ulën nga -3 deri në -7 gradë Celsius, kurse në viset malore ato mund të ulën deri në -11 ose -12 gradë Celsius.

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi mjaft të ftohtë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Nëpër lugina do të ketë mundësi për mjegull. Temperaturat maksimale do të sillën nga 0 deri në 4 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Në mëngjes do të jetë mjaft ftohtë sidomos në viset kontinentale të vendit.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe vranësira të pakta. Mëngjesi do të jetë me ngrica.

Ditëve të ardhshme do të jemi nën ndikimin e anticiklonit të fuqishëm evropian dhe si pasojë pritet të kemi mot kryesisht stabil. Do të ketë gjasa për krijimin e mjegulles sidomos nëpër lugina dhe disa ultësira. Netët dhe mëngjeset do të jenë me ngrica, kurse ditët pak më të nxehta nëse nuk do të ketë mjegull.

Të dielën do të kemi depërtimin e një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu dhe verilindja e Kontinentit. Priten ulje të temperaturave, erëra të ftohta veriore dhe reshje lokale bore. Reshjet përsëri nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse. Reshje më intensive bore do të ketë në viset kodrinore-malore të rajonit tonë, por reshje dekorative do të kemi edhe nëpër disa ultësira./Meteoballkan