Krasniqi: Jeta normale duhet të vazhdojë, por maskat duhet të mbahen

Infektologu Valbon Krasniqi, pas shtimit të rasteve ka bërë thirrje për kujdes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se jeta normale duhet të vazhdojë porse duhet të mbahen maskat.

“Ne të gjithë bashkërisht, qytetarë, profesionistë shëndetësorë e institucione duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona. E çka mund të bëjmë si qytetarë? Të paktën të bartim maskat dhe të ruajmë distancën fizike. Kjo është më e pakta që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin tuaj”, ka shkruar ai.

40 raste të reja janë konfirmuar sot me koronavirus, duke çuar numrin e të infektuarve në 1234.