Detaje për personin që u gjet i vdekur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net, se informacioni është marrë rreth orës 13:00.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani në Prishtinë”, teksa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës(mashkull)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se me rastin po merren njësitet relevante.

Ndërkaq, lidhur me rastin fqinjët kanë thënë për lajmi.net se viktima është gjetur i vdekur në shkallët e banesës.

Sipas tyre, viktima i përkiste moshës së shtyer.