Krasniqi: Kjo është mënyra e Kurtit për të na e sjellë “Zajednicën”

Frasher Krasniqi, anetar i PSD-se
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën e tensionuar në Veri të Mitrovicës.

Sipas Kransiqit, veprimet e Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet do të mundësojë krijimin sic e ka quajtur ai të “Zajednicës”, duke ju referuar kështu Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Veprimet policore në veri, do t’prodhojnë barrikada, konflikt të përhershëm ose Zajednicë. Pra tri rezultate të mundshme, secila më keq se tjetra. Secila në dëm të shtetit dhe e padrejtë ndaj qytetarëve – andej e këndej Ibrit”, ka shkruar Kransiqi.

“Por këto s’kanë rëndësi për Kurtin dhe “patriotizmin” e tij të vonuar. Për të kjo është një rrugë e dy punë: edhe po e fashitë opozitën duke i rreshtuar të gjithë pro tij në këtë lojë ‘sovraniste’, edhe po i jep udhë dialogut drejt autonomisë serbe brenda Kosovës”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, pas raportimeve të disa mediave se ka policë të Kosovës që janë lënduar nga shkrepja me armë zjarri, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar, se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Sipas Policisë së Kosoës, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në drejtim të policisë por lajmet për policë të lënduar sipas tyre nuk qëndrojnë.