Pas paralajmërimeve për krijim të qeverisë re, Kurti thirr konferencë të jashtëzakonshme

Pas zhvillimeve të fundit ku presidenti Hashim Thaçi thirri partitë politike për konsultime dhe u arrit marrëveshje për krijimin e qeverisë së re pa zgjedhje, kryeminsitri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar një konferencë për medie.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeminsitrit në një komuniaktë për medie.

Kjo është komunikata e plotë:

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 22.04.2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të mbajë konferencë për medie.

VENDI: Oborri i Qeverisë

KOHA: 20:30