Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar te Infektivi, shkon në 45 numri i viktimave nga COVID

Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID-19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.

Shqiptarja.com