Krasniqi: Pushteti e do policinë për mburrje, refuzon ta ndihmojë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pushteti e do policinë vetëm për mburrje, kurse refuzon që ta ndihmojë e ta forcojë.

Reagimi i tij erdhi pas dështimit të dytë brenda një jave të rezolutës së PDK-së për t`iu dal në ndihmë policëve lidhur me shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin i Ligjit për pensionim të parakohshëm.

“Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëve të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka shkruar kreu i PDK-së. Krasniqi tha se PDK nuk do të ndalet dhe do të insistojë, përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që këtë Rezolutë të miratohet. “Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë”, është shprehur Krasniqi.