Krasniqi: Tek varri i Astritit sot bënë homazhe ata që e përdorën si instrument drejt pushtetit

Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka shkruar se sot te varri Astrit Deharit, në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij kanë bërë homazhe njerëzit që e kanë auajtur atë terrorist.

Ai shton se Kurti dhe Bislimi bënë homazhe sot dhe të njëjtit po i sjellin Kosovës Zajednicën, për të cilën protestonte Astriti.

“Tek varri i Astrit Deharit sot bën homazhe VV-ja e Armend Mujës dhe Haki Abazit, që Astritin e kishin quajtur terrorist. Tek varri i Astritit sot bën homazhe Albin Kurti e Besnik Bislimi, që Kosovës po ia sjellin “Zajednicën” kundër të cilës protestonte Astriti. Tek varri i tij, sot bën homazhe Albulena Haxhiu, që asnjë gjë nuk e bëri për të vënë drejtësi në rastin e Astritit”, shkruan ai.

“Tek varri i tij sot bënë homazhe krejt ata që Astritin e përdorën si instrument drejt pushtetit, por që shok s’e patën kurrë. Krejt ata që u zhveshën nga çdo ideal që dikur e ndanin bashkë me Astritin”, përfundoi Krasniqi.