Kreu i OVL-UÇK-së i thotë Kurtit të bëjë kujdes me veteranët: S’e kemi ndërmend të ndalemi

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i marr dosjet në prokurori dhe t’i pastroj listat e veteranëve, pasi që është në pushtet, shkruan Fokusi.info.

Në një reagim në Facebook, Klinaku i ka kërkuar kreut të ekzekutivit që të ketë kujdes dhe të mos e prek ligjin e tyre, sepse do të ketë përplasje dhe se nuk e kanë ndërmend që të ndalen.

Postimi i plotë i Klinakut:

I ke “kundërshtuar” e i ke rrëzuar disa xhipa, e tash dorëzo medalje EULEX-it.
Veç, sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroj listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneçësi se veç përplasje do të keni me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja.