Vritet gazetarja e Radio Evropës së Lirë në Ukrainë

Një gazetare e Radio Evropa e Lirë (Radio Liberty) në Ukrainë është vrarë gjatë granatimeve ruse të Kievit.

Vera Gyrych ishte në shtëpi kur një raketë goditi ndërtesën e saj, sipas një deklarate nga Radio Evropa e Lirë.

Ajo u përshkrua si “një person i zgjuar dhe i sjellshëm, një profesioniste e vërtetë” nga punëdhënësi i saj.

“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, tha kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.

Radio Liberty, e njohur si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga ShBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende.

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një trup ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit të vrarë në atë kohë.

Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë.