Kreu i Wagnerit: Rusia bombardoi ushtarët e mi

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar ushtrinë ruse se ka nisur një sulm ndaj trupave të tij.

Prigozhin tha se një numër i madh i ushtarëve të tij janë vrarë, teksa është zotuar se do të hakmerret për ata që ishin përgjegjës

Por, Moska ka mouar të ketë sulmuar Wagnerin, ku përmes një deklarate ministria ruse e Mbrojtjes tha se “të gjitha fjalët e Prigozhin të përhapura në mediat sociale nuk janë të vërteta dhe janë provokime”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në audio-mesazh të postuar në Telegram, Prigozhin tha se “e keqja që mbart udhëheqja ushtarake ruse duhet të ndalet”.

“Ata që vranë djemtë tanë dhe dhjetëra mijëra jetë të ushtarëve rusë [në luftën në Ukrainë] do të ndëshkohen,” tha ai.

Tutje, ai tha se Wagneri do të merret me ata që shkatërrojnë ushtarët e tyre dhe më pas do të kthehen në front.