Kroacia dhe Spanja – Drejtpërdrejt

Kroacia dhe Spanja do të përballen në Parken Stadium të Kopenhagës me fillim nga ora 18:00. Do të jetë një sfidë e zjarrtë me dy Kombëtaret që kërkojnë kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Si kroatët ashtu edhe spanjollët me shumë vështirësi kaluan në raundin e eliminimit direkt, pasi vetëm fitoret e tyre në ndeshjet e fundit në grup i dhanë dritën e gjelbër për të kaluar tutje.

Tani është radha që ato të përballen mes vete dhe pritet të jetë një sfidë e zjarrtë. Kroatët kanë dy mungesa të mëdha, pasi Dejan Lovren nuk ka drejtë loje për shkak të kartonëve, e Ivan Perisic është infektuar me virus. Në anën tjetër te spanjollet të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe trajneri Enrique nuk ka asnjë mungesë.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE