Kroacia kualifikohet në çerekfinale pas penalltive kundër Japonisë

Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kroacia triumfoi kundër Japonisë vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 1:4 , pasi në 90 minutat edhe rregullta dhe në vazhdime rezultati ishte i barabartë 1:1.

Nga loja e rregullt, të parët kaluan në epërsi japonezët në minutën e 43-të me anë të Maedas.

Kroacia barazoi shifrat në minutën e 55-të me autor, Ivan Perishiq.

Kroacia në çerekfinale do të ballafaqohet me fituesin e takimit Brazil – Kore e Jugut që luhet sonte me fillim nga ora 20:00.