Meksika e pafat, mposht Arabinë por eliminohet

Meksika ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të Kupës së Botës ndaj Arabisë me rezultat 2-1.

Martin në minutën e 47-të dhe Chavez në minutën e 52-të, ishin golashenues për Meksikën.

Në minutat e fundit Arabia ngushtoi rezultatin me golin e Al Dawsarit në 90+5.

Por as kjo fitore nuk i ka ndihmuar që të sigurojë kualifikimin për fazën e eliminimit direkt.

Argjentina u kualifikua si e para në grupin C me 6 pikë, ndërsa Meksika dhe Polonia përfunduan me nga 4 pikë, por që këta të fundit u kualifikuan tutje, pasi kishin goldallimin më të mirë.