Kryegjykatësja në seancën për Salih Mustafën, bënë politikë, përgjigjet për tema që nuk kanë të bëjnë me aktgjykimin e sotëm

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar seanca, ku do të shpallet vendimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.

Në fillim të seancës, Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, ka theksuar se ka konceptime të gabuara se “se këto akuza u ngritën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të gjithë popullit të Kosovës”, duke shtuar se përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm individuale.

Kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës.“Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”, ka thënë ajo, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.