Kryetari i Ferizajt që është në PDK, mban fotografinë e Thaçit dhe Rugovës

Zhvendosja që i bëri kryekuvendarja Vjosa Osmani fotos së presidentit Hashim Thaçi nga zyra dhe vendosja e fotos së Ibrahim Rugovës që në ditën e parë të mandatit ka shkaktuar shumë zhurmë ditën e djeshme.

Ky veprim i Vjosës jo veç nga opozita por edhe nga analistë u quajt i jashtëligjshëm, por që kryekuvendarja e re e mohoi duke thënë se i njeh mirë ligjet dhe foton e presidentit nuk e ka larguar, por e ka zhvendosur.

Për dallim nga Osmani një veprim të tillë nuk e ka bërë Agim Aliu kur mori pozitën e kryetarit të Ferizajt nga paraardhësi i tij Agim Sfarqa që kishte vendosur foton e Rugovës.

Sfarqa që është edhe nënkryetar i PDK-së mbanë pranë njëra-tjetrës edhe foton e Thaçit dhe atë të Rugovës.