Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ngushëllon familjen Berisha

0
95

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka ngushëlluar familjen Berisha dhe bashkëluftëtarët, me rastin e vdekjes së kryetarit të OVL-UÇK së dega në Rahovec ,Vajdin Berisha, shkruan Fokusi.info.

“Me këtë rast, Komuna e Rahovecit organizon Mbledhje Komemorative.
Mbledhja do të mbahet sot, më 6 gusht 2022, me fillim në orën 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec”, ka njoftuar Latifi.

NJOFTIM

Njoftojmë opinionin e gjerë, që pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Rahovec, VAJDIN BERISHA.

Me këtë rast, Komuna e Rahovecit organizon Mbledhje Komemorative.
Mbledhja do të mbahet sot, më 6 gusht 2022, me fillim në orën 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

Ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin Vajdin Berishën!