Kryetari Tahiri i ndan mirënjohje Kompanisë “Pikëllimi” për bartjen e trupave të mërgimtarëve të aksidentuar në Kroaci

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot ka pritur në takim pronarët e Kompanisë “Pikëllimi”, në kryet me drejtorin e kompanisë, Fatmir Elezi,  të cilët i nderoi me një mirënjohje nga Komuna e Vushtrrisë për bartjen e trupave të mërgimtarëve të aksidentuar në Kroaci, në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë, shkruan Fokusi.info.

Kryetari Tahiri e falenderoi Kompaninë “Pikëllimi” duke thënë se në momente të vështira dallohen vullnetmirët e vullnetarët.

“Humbja e jetës së 10 mërgimtarëve në aksidentin në Kroaci na preku në zemër secilin” tha Tahiri.

Familja Elezi janë nga fshati Mihaliq i Komunës së Vushtrrisë.