Kryeziu për Kurtin: Ndryshoi lideri, ndryshoi dashuria për Asociacionin

Ismet Kryeziu i KDI-së, ka goditur kryeministrin Albin Kurti për ndryshimin e qëndrimeve për Asociacionin.

Kryeziu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në formë ironike se “ka ndryshuar dashuria për Asociacionin”.

“S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu dashuruar në të?! Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën. Kjo do të jetë marrëveshja për të cilën sa ka faj ish pushteti i asaj kohe, shumë më shumë ka përgjegjësi pushteti aktual e opozita e gjerë atëherë”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Kryeziut, pa ndërhyrje:

Lideri ndryshoi, ndryshuan opinionet, analizat, politika dhe dashuria për asocacionin bashkë me ekstraterritorialitetin e kishës, në qendër të marrëveshjes?!

S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu dashuruar në të?! Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën. Kjo do të jetë marrëveshja për të cilën sa ka faj ish pushteti i asaj kohe, shumë më shumë ka përgjegjësi pushteti aktual e opozita e gjerë atëherë.

Përpos stopimit të zhvillimit dhe dëmtimit të pafalshëm që ju ba shtetëndërtimit, aq shumë ishte ndërtuar narracioni për tradhëti e udhëheqës të shantazhuar sa dhe deri në përplasje civile pat shkuar lufta për pushtet.

Më vjen keq për shumë njerëz se si u manipuluan, manipuluan dhe pësuan metamorfozë në këto situata të kësaj dekade.