Disa furra në Prishtinë shtrenjtojnë bukën në 60 centë, mullisët të habitur-thonë se ka ulje të çmimit të miellit

Agjencia e Statistikave të Kosovës në muajin shkurt në indeksin e tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit ka bërë të ditur se është më i lartë prej 1.8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023.

Krahasuar me muajin dhjetor çmimet në janar janë rritur tek qumështi, djathi, vezët prej 1.3%, perimet 3.7%.

Ndërsa, buka dhe drithërat kanë pësuar ngritje prej 0.9%, sipas ASK-së.

Kryetari i Mullisëve: Pritet rënie e çmimit të miellit, jam i habitur me rritjen e çmimit të bukës

Në disa furra të Prishtinës është vërejtur ngritja e çmimit të bukës.

Nga 50 centë sa ka qenë çmimi i një buke, ditëve të fundit është ngritur në 60 centë.

Kjo vërehet edhe nga kuponët fiskal që kanë dërguar qytetarët nga furra të ndryshme në Prishtinë.