Kthehet ne rigjykim rasti ndaj Fehmi Aganit

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit njofton se i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve F.A. dhe G.Sh., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 24.04.2019.

Klankosova.tv merr vesh se bëhet fjalë për rastin e ish ministrit të shëndetësisë, Ferid Agani.

Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se aktgjykimi në fjalë është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, më ç ‘rast të akuzuarin F.A. e kishte gjykuar më dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj, ndërsa të akuzuarin G. Sh. më burgim në kohëzgjatje prej dy vjetëve.

Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës, ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e po ashtu edhe gjendja faktike është vërtetuar mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, për çka duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.