Policia: Rryma dyshohet se është shkaktari i vdekjes së çiftit në bjeshkët e Junikut

Policia është njoftuar pak para drekës për vdekjen tragjike të një çifti në bjeshkët e Junikut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi.

Viktimat janë pronari i fabrikës së ujit “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku-Tofaj.