Makina përplas për vdekje kalimtaren në Milot

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç, në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”.

Policia njofton se një kalimtare ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë.

“ Shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë”,- informon policia.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.