Emrat e atyre që do të “goditen” nga vendimi i Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Nga detyra është liruar ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku.

Pak ditë më parë, në këshill drejtues, PDK’ja ka zgjedhur, përveç Adem Grabovcit dhe Besim Beqajt, edhe këshilltarin e Veselit, Njazi Kryeziun dhe deputetin e PDK’së, Zenun Pajazitin. Të katërt janë në mesin e 11 të akuzuarve për aferën Pronto.

Në Kuvendin e PDK’së janë rizgjedhur si anëtarë të Këshillit Drejtues, dy zyrtarë ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për aferën Pronto.

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, ka marrë 323 vota, ndërsa ish-ministri i shumë qeverive, Besim Beqaj, që poashtu është i akuzuar pas përgjimeve në rastin Pronto ka marrë 247 vota.

Në mesin e 11 të akuzuarve për aferën Pronto janë edhe këshilltari politik i Veselit, Njazi Kryeziu dhe deputeti Zenun Pajaziti. Edhe këta të dy janë zgjedhur në Këshill Drejtues. Kryeziu ka marrë 269 vota ndërsa Pajaziti ka marrë 322 vota.