Policia jep detaje për rastin në Shtëpinë e Pleqve në Pejë

Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare ka arrestuar dy të dyshuara.

“Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit të Policisë tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme.