Kunata e gruas së vrarë në Dragash, e ka pranuar se ajo e kreu aktin me mjete të forta

Pak çaste më parë, Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se ka arrestuar gruan e dyshuar për vrasjen e së moshuarës në Dragash.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës, ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se e dyshuara, njëherit kunata, ka pranuar se ka kryer aktin makabër, duke e vrarë me mjete të forta.

“Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë: