Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Behram Rrahmani

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Behram Rrahmani nga fshati Kollë e Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Behrami ishte zëvendës komandant i Batalionit të parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së.

Po ashtu, ishte pjesëtar i TMK-së, si dhe zyrtar i lartë i Komunës së Vushtrrisë, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëluftëtarë të tij./Fokusi.info/