Vdes edhe një person 60 vjeçar nga koronavirusi në Kosovë

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Pejë, i moshës 60 vjeçare.

Deri më tani në vendin tonë janë 3 mijë e 739 raste aktive. Numri total i rasteve pozitive është 11 mijë 848 raste nga 45 mijë 397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.

Ndërsa numri i të shëruarve nga Covid-19 në vendin tonë është duke u rritur, vetëm në tre ditët e fundit janë raportuar 493 raste të të shëruarve nga ky virus, i cili ua ka marrë jetën më shumë së 400 personave në Kosovë.

Aktualisht numri i pacientëve të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 7 mijë e 684. Derisa edhe numri i rasteve aktive po vazhdon të jetë i madh.