Kurti arsyeton punësimet familjare: Ata së pari janë profesionistë të spikatur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një kohe të gjatë që nga ardhja në pushtet ka pranuar të dal në media për t’u intervistuar, ai ka folur për akuzat rreth punësimeve familjareve, ai ka arsyetuar këtë duke thënë se nuk është bërë për shkak të lidhjeve familjareve por për shkak të profesionalizmit.

Kurti ka folur për akuzat që i janë bërë për punësimet familjar, ai ka arsyetuar duke thënë se nëse ndonjë rast individual ka ndonjë lidhje të ndokujt, kjo nuk ka ë bëj me lidhje familjare bëhet fjalë për profesionalizem të spikatur.

“Nëse ka ndonjë rast individuale të ndonjë lidhje të ndokujt, kjo nuk është bërë për shkak të lidhjeve familjareve por bëhet fjalë për profesionalizem të spikatur, duhet ta dallojmë shërbyesin civil nga të emëruarin politik”, tha Kurti në një intërvistë për RTK

“Unë e ministrat nuk mund t’i emërojnë këshilltarët e tyre, njerëz që nuk përputhën në bindje e nuk e pranojnë programin e nuk kanë një lloj lidhje me ta. Cdo krahasim me të kaluarën për besë është i pa vend. Nga emërimi i 50 të emëruar në borde herën e kaluar dolen vetëm 4, tani s’janë as ata. Nuk mund të flasim se si unë ia rrita vetës për të blerë kravatën, meqenëse nuk mund të flasim se si unë shkova në skijim në San Moriz”, tha tutje Kurti

“Mund ta them në mënyrë metaforike, po përpiqen me thjerra të gjejnë njolla në kamishat tona të zeza, përderisa ata janë këmishëzinjtë. Sa herë vinte ministri e kryeministri merrnin me familje, s’ka më ashtu.” u shpreh Kurti.