Asnjë i vdekur dhe vetëm 2 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 2 raste të reja me koronavirus nga 1944 testime.

Asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e Covid 19, kurse 3 persona janë shëruar, transmeton Indeksonline.

Në 24 orët e fundit janë bërë 12 mijë e 430 vaksinime. /Fokusi.info/