Kurti del kundër tërheqjes së mjeteve nga trusti: Nuk e zgjidhin problemin

Kryeministri Albin Kurti ka dalë sot hapur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti duke thënë se kjo nuk e zgjedh problemin e qytetarëve.

Ai ka thënë se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtarë kanë deklaruar se tërheqja e një përqindje nga Trusti kanë dhënë mendim të njëjtë.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Kujtojmë se është PDK-ja e cila ka iniciuar ndryshimin e ligjit për tërheqjen e një pjese të Trustit.