Kurti del me detaje: Po përgatitet një sulm i ri ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se urdhri për sulmin terrorist në Banjskë ishte planifikuar në një kompani në Serbi të vëllezërve Veselinovic dhe Millan Radojcic disa muaj para se të ndodhte sulmi në Kosovë.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se Millan Radojcic po planifikon sulme të reja.

Sipas kryeministrit ai po mban takime me zyrtarët e shërbimit sekret serb.

“Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq”, ka thëqnë Kurti.