Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Kosovë – Danimarkë

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, para ndeshjes kualifikuese ndaj Bullgarisë për EURO 2020.

Ndeshja që fillon në ora 19:00 do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dy përfaqësueset kanë publikuar formacionet zyrtare, derisa në këtë ndeshje do të mungojnë Hekuran Kryeziu dhe Valon Berisha, që janë të lënduar.

Kosova ka publikuar 11 emrat që do të startojnë ndaj Danimarkës, derisa në portë do të startojë, Arijanet Muriç.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen do ta ndjekin mbi 13 mijë tifozë .

Këto janë formacionet zyrtare: