Kurti: Do ta dërgojmë tek deputetët Vettingun për të proceduar më tutje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot do ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës për votim Projektligjin për Vettingun.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se janë duke e vazhduar punën e tyre në aspektin e reformës së drejtësisë.

“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin, gjykatat japin dënimet e merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin, e ndjehen të sigurt, e që për detyrë e ka shteti”.

“Për këtë mbetemi të përkushtuar, pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti.