Merr flakë makina në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, punonjësit e policisë i vijnë në ndihmë shoferit

Një automjet me targë TR7686T u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se makina mori flakë për shkak të një defekti teknik, ndërsa menjëherë në ndihmë të shoferit i cili doli nga automjeti, ka shkuar një patrullë e Policisë Bashkiake që ndodhej aty në momentin e ngjarjes.

“Shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, konstatuan një automjet që mori flakë. Ndërhyrja në kohë e tyre bëri të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë”, thuhet në reagim.

shqiptarja.com