Lajm i mirë edhe nga Komuna e Obiliqit: Dy të shëruar dhe një rast i dyshuar del negativ

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, njoftoi se dy personat e vetë- izoluar në komunën e tij janë shëruar, ndërsa një tjetër rast i dyshuar ka rezultuar negativ.

“Nga rezultatet e analizave laboratorike të dala nga IKSHPK-ja për dy personat e vetë – izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negativë dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht. Po ashtu edhe një rast të dyshuar, nga mostrat e marra ka rezultuar negativ”, shkroi Gashi në Facebook.

Me këtë rast, Gashi iu ka uruar shëndet personave të shëruar, ndërsa falënderoi edhe ekipin e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimësi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahje.

Sa i përket situatës me COVID-19 në Obiliq, Gashi shtoi se ajo është e qetë dhe stabile, ndërsa ftoi qytetarët që të respektohen këshillat e ekspertëve mjekësorë.

“Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qet ë dhe stabile, ju bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e nga IKSHPK-ja sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë”, tha Gashi.