Punoi për 4 orë në fusha me temperaturën mbi 40 gradë, vdes 27 vjeçari në Itali

Vala e nxehtësisë në Itali duket se shkaktoi vdekjen e një 27-vjeçari. Sipas mediave të huaja raportohet se Camara Fantamadi vdiq në rrugë, teksa kthehej nga fushat në rrugën që lidh Brindisi me Tuturano.

Camara kishte punuar për katër orë në fusha, ishte shumë nxehtë dhe temperatura ishte afër 40 gradë. 27-vjeçari po kthehej në shtëpi me biçikletë kur papritmas u ndje i sëmurë dhe u mbështet në tokë. Një kalimtar u ndal për ta ndihmuar. por ishte e padobishme. Grupet hetimore e gjetën atë të shtrië në tokë pajetë.

Camara jetonte në Eboli dhe në Pulia ai kishte ardhur për të punuar në fusha nën diellin përvëlues, që i shkaktoi vdekjen.