“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira

Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj konferencës së kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Mehmetaj ka thënë se në këtë konferencë është përmendur, Njësia Speciale e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Speciale Operative, dhe asnjëherë njësia kryesore e asaj dite, Njësia Speciale Intervenuese.

Sipas tij, kjo u bë pasi që NjSI, po kërkon kushte më të mira dhe rritje page.

Tutje, Mehmetaj ka shkruar se NjSI ka qenë njësia e parë që ka intervenuar atë ditë dhe njësia që i ka eliminuar terroristët.

Postimi i plotë:

Se Albin Kurti edhe Xhelal Svecla nuk jane krejt normal te tregon edhe konferenca e sotme per media.

Ne shpjegimet e kronologjise se sulmit terroriste ne Banje ata permendnin Njesine Speciale te Reagimit te Shpejte dhe Njesine Speciale Operative, por asnjehere njesine kryesore te asaj dite, Njesine Speciale Intervenuese.

Kjo, vec pse NjSI-ja po kerkon kushte me te mira dhe rritje page.

NjSI ka qene njesia e pare qe ka intervenuar, njesia qe i ka eliminuar terroristet dhe njesia qe ka neutralizuar sulmin terrorist, por Svecla kujdesej qe te mos i permend asnjehere.

Kur duhej qe te filste per ta, thoshte “njesi te tjera speciale”.

D.m.th dolen ne konference per te treguar te dhena shqetesuese me rrezik per shtetin dhe u kishte rene ndermend te merreshin me kete detaj.

Keta jo vec qe i ndryshojne faktet e dhena nga te tjeret, keta i ndryshojne faktet e dhena edhe nga vete keta.

Vec pak me pare, atehere kur NjSI nuk ua kishte kerkuar ato qe ua kerkon tani, ata i pershkruanin si heronj, si krenari kombetare. Tash qe nuk u konvenon qendrimi i tyre, duan qe t’i fshijne krejtesisht faktet rreth tyre.

Ju, te dy, jeni palaço.

Eshte e pamundur t’iu marr dikush seriozisht edhe kur situata eshte serioze.