Kurti: Fatmir Humolli do të garojë për deputet të Kuvendit në listën VV-së

Kryetari i VV-së , Albin Kurti, ka thënë se Fatmir Humolli do të garojë për deputet të Kuvendit në listën e kësaj partie.

Kurti tha se ai është kryetar i Iniciativës Qytetare për Ndryshime.

“Biografia e tij është e rrallë. Qysh në shkollë të mesme ka shkruar parulla e ka shpërndarë trakte kundër pushtuesit serb. Në vitin 1981 bashkë me shokë formoi grupin ilegal ‘’Kosova e Re’’, gazeta e të cilit quhej “Përpjekja”. Në moshën 18 vjeçare kur po kryente shërbimin ushtarak obligativ të asaj kohe, u arrestua dhe dënua me tre vjet e gjysmë burg”.

“Që nga viti 1993 e deri në mbarim të luftës ishte në ilegalitet. Në vitin 1994 inkuadrohet në LKÇK, në vitin 1997 zgjedhjet përgjegjës ushtarak i saj, kurse në maj 1998 bën marrëveshje që i tërë potenciali ushtarak i LKÇK-së të shtrihet nën emblemën e UÇK-së. Në ballafaqim direkt me forcat serbe në Prishtinë ku bie heroikisht Agron Rrahmani, ndonëse edhe vetë i plagosur rëndë, Fatmir Humolli arrin ta tërheq kufomën e Agronit dhe nuk e lë që ajo të bie në duart e armikut”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij: