Arrestohet gruaja në Prishtinë, e rrahu burrin

Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi ka rrahur burrin e saj duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes dy bashkëshortëve, gruaja është treguar e dhunshme duke sulmuar fizikisht burrin.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.