Kurti: Frikësohem nga frika e LDK-së ndaj PDK-së

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se e ka vetëm një brengë nga situata që është krijuar lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka thënë se “i frikësohet frikës së LDK-së që e ka ndaj PDK-së”, përcjell Koha.net.

“Është enigmatike për mua. Kjo më brengos. U tha që nuk duhet të ketë garë teë brendshme, por garë të brendshme do të ketë gjithmonë. Po të ishte Vjosa numër 1 unë numër 2 do të kishte një sienergji”, tha Kurti në Rubikon.